Albion Marku dhe Devid Fejzulla para pak ditësh kaluan në huazim nga Dinamo te Teuta në Superligë. Duket se e njëjta rrugë do ndiqet edhe për Reginaldo, që sezonin e sapo nisur mund të bashkohet me Djemtë e Detit.

Sulmuesi nga Mozambiku u bashkua vonë në stërvitje me Dinamon, teksa sulmi me Tauland Markun dhe Danaj bën që Reginaldo të kalojë në një tjetër ekip.

Me presidentin e Dinamos, Ardian Bardhin që është aksioner edhe te Teuta, gjërat janë më të lehta.

Një pikë në dy javët e para të sezonit kanë bërë që Teuta të shohë për përforcime në fundin e merkatos, duke dashur edhe një sulmues. Pritet që sot të mësohet vendimi final në lidhje me skuadrën ku do luajë sezonin e ri Reginaldo.