Largimet e Andrey Yago, Edin Hakaj dhe Alexandros Kouro kanë bërë që Vllaznia të mbetet “pa krah të majtë”. Si rrjedhojë drejtuesit e saj kanë nisur prej kohësh të mendojnë për alternativa të tjera ku fillimisht planet kanë qenë për të marrë Lorenc Trashin por ai zgjodhi të firmoste në Lezhë me Besëlidhjen.
Ndërkohë së fundi, në skenë ka dalë një tjetër emër si përforcim i mundshëm për pozicionin e mbrojtësit të majtë. Ai është Edison Ndreca. Ky i fundit siç dihet ka qenë pjesë e Egnatias vitet e fundit teksa është shpallur dy herë kampion me të, ndërsa në janar të këtij viti kaloi në Azerbajxhan me ekipin Yelimay.
31 vjeçari mesa duket ka vendosur të rikthehet sërish në Shqipëri dhe alternativa më e mirë për të është në këto momente Vllaznia. Akordi mes palëve duket shumë pranë dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


