Tërbuni bën një goditje të madhe në sulm, duke arritur marrëveshjen me 21-vjeçarin Jeton Krasniqi.Prej tri sezonesh radhazi ai ka qenë pjesë e Apolonisë, duke luajtur në total 52 ndeshje mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

Krasniqi ka shënuar 15 gola me fanellën e fierakëve, ndërsa më parë ka qenë me grup-moshat e Besës.Sulmuesi kavajas ka debutuar në Superiore si pjesë e Kamzës në vitin 2018.

Afrimi i Krasniqit blindon sulmin e Tërbunit, që më parë ka arritur të finalizojë marrëveshjen edhe me durrsakun Ermir Rezi. Megjithatë, merkatoja e pukjanëve nuk mbyllet këtu, pasi në momentet e fundit pritet të bëjë edhe ndonjë afrim për të kompletuar skuadrën.

Keto afrime nga merkatoja kane si qellim ndertimin e nje ekipi cilesor nga pukjanet te cilet do kene pretendimet e veta ne kampionat, ndonese gara pritet te jete shume e veshtire me ekipe si Dinamo, Skenderbeu, Flamurtari, Apolonia etj.