Përmes një postimi në faqen zyrtare, Egnatia ka bërë publike çmimet e biletave për këtë ndeshje. Një biletë në tribunën VIP do të kushtojë 2000 lekë, në tribunat A dhe A1, bileta kusht 500 lekë, ndërsa në tribunat B dhe B1 biletat kushtojnë 300 lekë.

Për Vllazninë, Egnatia ka rezervuar tribunën C dhe bileta për tifozët shkodranë do të kushtojë rreth 300 lekë. Tashme mbetet per t’u pare sa tifoze do ta ndjekin Vllaznia ne kete ndeshje.

Kujtojme qe para dy javesh, Vllaznia luajti po ne Rrogozhine ndaj Kukesit dhe te pranishem ne stadium ishin rreth 400-500 tifoze shkodrane. Por duket se dy humbjet e fundit e kane zbehur pak interesimin e tyre per skuadren kuqeblu, gjithsesi mbetet per t’u pare sesa prej tyre do te jene te pranishem neser ne “Egnatia Arena”.

Egnatia vjen në këtë ndeshje pas barazimit ndaj Partizanit, ndërsa Vllaznia nga humbja me Tiranën në “Loro Boriçi” dhe të dyja ekipet do të kërkojnë të rikthehen te fitorja. Si Egnatia ashtu edhe Vllaznia kanë nga 9 pikë në renditje dhe pozicionohen në vendet e 5-të dhe të 4-të pas 7 javësh.