Ishte lajmeruar se do te ishte i pranishem presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka ne ceremonine e prezantimit te projektit “Uniforma ime” ne Shkoder, por nuk ka ndodhur keshtu. Numri 1 i ketij institucioni mesohet se ndodhet jashte vendit dhe per kete arsye, ne vend te tij eshte paraqitur ne fushen sportive “Reshit Rusi” numri 2 i Federates, Arben Dervishaj.
Por perpos mungeses se presidentit, ajo qe ra ne sy ishte edhe ardhja me shume vonese e z. Dervishaj. Te gjithe femijet e ekipeve te moshave te Shkodres, trajneret, prinderit dhe te ftuarit e tjere, ishin lajmeruar qe duhej te ishin prezent ne oren 18.30 tek fusha sportive sepse ne ate kohe do te fillonte edhe ceremonia.
Kjo ne fakt nuk ka ndodhur. Arsyeja eshte e thjeshte. Perfaqesuesi i Federates ka mberritur tek fusha me 50 minuta vonese, ndonese duke e pritur kane qene me qindra njerez!!!
Justifikimet mund te jene nga me te ndryshmet, por distanca Tirane- Shkoder 100 km eshte dhe masat duheshin marre per te qene me korrekt sepse nuk ka qene aspak e hijshme qe gjithe ata njerez te prisnin ne ato temperatura te larta.
Por pavaresisht ketij fakti, projekti qe ka ndermarre Federata Shqiptare e Futbollit per te paisur te gjithe ekipet e moshave te Shqiperise me baze materiale si per stervitje ashtu edhe per ndeshje, eshte vertete per t’u vleresuar sepse do te ndihmoje ecurine e futbollit te moshave per t’u ngritur ne nje stad me te larte.