Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLPrishtina nuk di të ndalet, një tjetër kampion nga Superiorja pranë firmës...

Prishtina nuk di të ndalet, një tjetër kampion nga Superiorja pranë firmës me bardheblutë

Skuadra e Prishtinës vazhdon të tregojë se ka ambicie të qarta që të vazhdojë të dominojë futbollin në Kosovë e të tentojë të bëjë mrekullinë edhe në arenën ndërkombëtare. Në klub janë afruar së fundmi shumë emra të njohur, lojtarë me shumë eksperiencë e sidomos “fitues” të garantuar nga Kategoria Superiore.

Kështu, emrave si Abazi, Mici, Lilaj, Muça apo Vangjeli duket se do u shtohet shpejt një tjetër emër i cili ka provuar shijen e titullit kampion në Kategorinë Superiore. Sipas “Gazeta Blic”, në ditët në vijim në klubin kryeqytetas do të prezantohet edhe Florent Avdyli.

Lojtari i dha lamtumirën Teutës pasi nuk gjeti akordin për rinovimin me këtë të fundit, por u largua nga Shqipëria si fitues pasi me durrsakët kishte siguruar Kupën, Superkupën e së fundmi edhe titullin kampion në Superiore.

Një eksperiencë e rëndësishme për Prishtinën që siguron kështu një element për mesfushën, që pritet ta ketë të gatshëm për ndeshjet e raundit të tretë në Ligën e Konferencës nëse ekipi plotëson me sukses këtë javë misionin me Konah’s Kuej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments