Prej pak kohesh pjese e stafit te Vllaznise eshte edhe Xhoen Tugu. Ai eshte emeruar ne postin e video- analistit dhe ndonese ka vetem pak kohe ne skuader, roli i tij ka filluar te ndihet.

Xhoen eshte nje djale i ri por qe e ben me shume pasion kete detyre. Eshte marre vete me sport dhe e di se çfare do te thote pune dhe sukses. Po ashtu, ai vertete vjen nga Tirana, por eshte i dashuruar me Vllaznine sepse eshte tifoz i saj ngaqe eshte edhe nip Shkodre.

Gjate nje lidhje me emisionin “Sporti ne Syri TV”, Tugu ka folur per atmosferen qe ka gjetur te Vllaznia dhe pritjen qe i eshte bere atij.

“Ndjehem me fat dhe jam i lumtur që po punoj me një staf të tillë duke filluar nga Brdariç i cili është jo vetëm një profesionist në profesion por edhe një njeri shumë i respektueshëm. Aty janë gjithnjë edhe Plori, Lekiqi, drejtori Djarmati, e po ashtu edhe përgatitësi atletik që sapo ka ardhur duke krijuar kësisoj në tërësi një staf të mrekullueshëm.

Sa i takon trajnerit Brdariç ai është i dashuruar jo vetëm pas punës që bën por edhe pas Vllaznisë. Ashtu si gjithë pjestarët e tjerë të stafit që e bëjnë me shumë dashuri punën për këtë skuadër dhe për këtë klub. Dhe kur një staf i tillë punon me kaq dëshirë, kuptohet që do ketë edhe rezultate.

Tani që jam këtu prezent, po e konstatoj më së miri atë që shihnim nga ekrani vitin që kaloi. Unë shpresoj të jap kontributin tim dhe të ndihmoj trajnerin duke dhënë më të mirën në këtë punë që më është ngarkuar”- eshte shprehur Xhoen Tugu.

Vllaznia mund te jete nder klubet e para qe ka zbatuar rekomandimet e FSHF-se dhe UEFA-s per te patur nje video-analist ne staf. Vete Tugu ka shpjeguar edhe rolin qe ka ky person ne stafin e nje skuadre teksa ka thene:

“Faleminderit e para duhet t’i shkojnë klubit që vendosi të bëjë një hap të tillë për të shkuar drejt modernizimit. Ku mendoj se unë jam dy sy më tepër, ku mundohem të kuptoj atë që do trajneri, por jo vetëm trajneri, por edhe stafi teknik, edhe lojtarët. Jemi pranë tyre t’i bëjmë të kuptojnë se ku ata mund të bënin dicka më ndryshe në mënyrë që jo vetëm ata, por edhe ekipi të përfitonte dhe më shumë.

Mendoj se për punën duhet të pyesim stafin, por mendoj se cdo gjë ka shkuar shumë mirë, sepse është një risi, jo vetëm për klubin,por edhe për mua. Ne i shohim lojtarët në fushë nga lart, në mënyrë që të shohim lëvizjet e lojtarëve nëpër fushë, që të shohim dhe pozicionimin e tyre a është i saktë.

Jo vetëm stafi, por edhe futbollistët më kanë pritur krahëhapur, më kanë respektuar, sepse nuk është gjë e vogël, ata janë profesionistë dhe normalisht një përson që i thotë të bëjë dicka ndryshe nuk është gjithmonë e mirëpritur, por ata dinë të dëgjojnë mirë dhe janë mjaft të vëmendshëm.

Në Shqipëri është diçka që më parë është bërë nga trajneri, nga zëvëndëstrajernët apo dicka e tillë, nuk e di, sepse varet nga klubet pastaj vetë futbollistët e kanë mirëpritur këtë gjë sepse kanë dëshirë të përmirësohen në lojën e tyre”./SHKODRA-SPORT.COM/