Vllaznia duhej te luante neser nje ndeshje miqesore, ate ndaj Prishtines, pikerisht ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, por kjo ndeshje u anullua sepse ekipi kosovar kishte probleme shendetesore me disa prej futbollisteve te tij dhe si rrjedhoje e kishte te pamundur per te udhetuar drejt Shkodres.

Ne keto rrethana, drejtuesit e Vllaznise jane vene ne levizje per te gjetur nje kundershtar tjeter dhe ia kane dale. Ne vend te Prishtines, kuqeblute do te luajne neser kunder Terbunit.

Ne te njejten ore dhe ne te njejtin stadium, pra ne 14.00 ne “Loro Boriçi”. Pukjanet do te vihen perballe shkodraneve ne testin e tyre te fundit ne prag te sfides se kampionatit me Tiranen.

Kjo ndeshje do t’i sherbeje me shume trajnerit Brdariç sesa Beqirit sepse kampionati per kete te fundit nis pak me vone dhe do te kete me shume kohe ne dispozicion per ta pergatitur skuadren.

Ndersa per teknikun gjermano- kroat te Vllaznise kjo do te jete “prova gjenerale” ne prag te sfides me bardheblute dhe ai do te kerkoje te shohe ne fushe skuadren se si do te reagoje, me formacionin me te mire dhe skemen e duhur me te cilen do te luaje edhe pas pak ditesh./SHKODRA-SPORT.COM/