“T’ju paguajmë pse nuk po jepni penallti gabim?! Jepni shumë penallti gabim ju. Kam dëgjuar, se unë nuk e ndjek kampionatin shqiptar, por për arbitrat e futbollit, jo, nuk ka asgjë për momentin”.

Ky ishte reagimi i Edi Ramës sot në rrjetet sociale, i pyetur nëse gjyqtarët e futbollit shqiptar do të përfitojnë ndihmë nga shteti në kushtet e krizës prej koronavirusit. Me arrogancë dhe në përpjekje për të bërë humor, kryeministri e tha hapur se nuk e ka mendjen te futbolli shqiptar.

Përgjigja e Ramës ka gjetur reagim nga një gjyqtar i kategorisë së Parë, shkodrani Albano Stolaj. Me një koment të tij, ky i fundit nuk kursehet ndaj Ramës, madje e quan dështak.

“Nuk e ndjek kampionatin shqiptar, se merr avionin privat edhe shkon e shikon në Torino, Juve-Lazio, karagjozi që bën kryeministrin e shqiptarëve… Kemi 7 vjet që paguajmë ty, ministra e deputetë, që po e shkatërroni këtë vend.

Ndërsa ty të paska thënë Olsi apo Fino, se arbitrat japin penallti kot dhe i paske besuar… Arbitrat s’kanë nevojë për ty, o dështak. Ti thjesht zbato detyrat, si kryeministër që je”, shkruan Stolaj.