Sfida e shumepritur me Francen po afron. Ajo do te zhvillohet sonte ne oren 20.45 dhe pavaresisht entuziasmit te tifozeve per ndonje rezultat pozitiv ndaj kampioneve te botes, kuptohet qe situata nuk eshte edhe aq optimiste sepse kemi te bejme me nje kundershtar shume te forte.

Megjithate ka edhe prej atyre qe jane entuziast dhe qe thone se Shqiperia te pakten duhet te provoje shansin e saj, ashtu si dhe Franca duhet te tregoje se vlen me shume se ne.

Keshtu mendon ish- futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Roland Luçi. Permes nje postimi ne rrjetet sociale, ai shkruan:

“Ja pra qe kemi shanse sot.

– Ti lot sot kunder Krojfit, ai eshte lojtar me i mire se ti, me i miri ne bote, a e ke problem?
– Ai mund te jete me i miri ne bote, por qe te jete me i mire se une, duhet te ma provoj sot ne fushe.

Mu kujtua kjo shprehje e nje lojtari te madh te nje vendi te vogel ne vigjilje te ndeshjes se ekipit tone Kombetar kunder kampioneve te botes. Dhe kampionet e botes po i rrejti mendja se fitojne sepse jane kampione bote, do te zhgenjehen.
Ata duhet te na e provojne sot ne Paris se jane me te mire se ne, perndryshe…ky do te ishte shansi yne sot kunder Frances!