Ndeshja e pare e turit te dyte te “Uefa Women’s Champions League” ne mes Vllaznise dhe Fortuna Hjorring te Danimarkes po afron dhe tashme gjithçka duket se eshte gati per kete sfide qe do te luhet ne “Loro Boriçi” te merkuren ne oren 18.00.

Sakaq, institucioni i futbollit europian ka perzgjedhur sot edhe arbitret qe do te gjykojne ne kete takim te pare te ketij turi. Uefa ia ka besuar drejtimin e ketij takimi nje katersheje estoneze.

Keshtu kryesore ne kete takim do te jete Reelika Turi qe do te kete ndihmen e asistenteve Karolin Kaivoja dhe Anni Rahula. Edhe e katerta do te jete po nga Estonia, pikerisht Nadezda Polkovnikova.

Sakaq te deleguarat e UEFA-s do te jene turkia Ayse Idil Cem dhe belgia Carolina de Boeck. Keto te fundit prej ditesh kane nisur kontaktet me drejtuesit e ekipit shkodran duke kerkuar qe te merren te gjitha masat organizative per mbarevajtjen e ketij takimi.

Kalimi i kampiones se Shqiperise ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes padiskutim qe eshte nje sukses historik dhe ketu misioni i Vllaznise duket se eshte permbushur, megjithate edhe ndaj kundershtares daneze ne turin e dyte do te mundohet te tregoje vlerat e saj me te mira dhe pse jo, per te shpresuar deri ne fund ne kalimin e turit.
www.shkodrasport.com