Shpresat ishin të mëdha që në sezonin e ri Vllaznia e basketbollit të femrave të ishte jo vetëm pretendente për të qenë në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit por edhe për të pretenduar më shumë. Por kjo vështirë të ndodhë.

Ditët e fundit shumë plane të trajneri Bledar Gjeçaj janë prishur. Kjo sepse në mënyrë disi të papritur, I janë larguar nga ekip 5-6 sportiste, të cilat tashmë kanë vënë në dyshim jo vetëm pretendimet por edhe pjesmarrjen në kampionat.

Perveç 18 vjeçareve Verri e Lugaj qe kane kaluar tek Tirana tashme, jane edhe dy lojtare te tjera qe mesohet t’i kene dhene lamtumiren ekipit te Vllaznise ne fillim te sezonit te ri.

E para që hapi serinë e largimeve ka qenë basketbollistja Orjeta Basha. Ajo për arsye familjare ka udhëtuar drejt Italisë ku do të vazhdojë të jetojë tani e tutje.

Po ashtu, 15 vjeçarja e talentuar Klea Kaçi ka udhëtuar drejt Amerikës për të vazhduar atje shkollën dhe sportin.

Largimi I këtyre lojtareve ka vënë në pikëpyetje serioze paraqitjen e Vllaznisë në kampionat megjithatë stafi teknik është duke u munduar të gjejë zgjidhje të tjera, për të zëvendësuar në njëfarë mënyre boshllëkun e krijuar nga largimi I gjithë këtyre sportisteve.
www.shkodrasport.com