Ish-futbollisti dhe ish-trajneri italian Aldo Agropi nuk e konsideron trajner elitar teknikun e Interit Antonio Konte.

Për “TMW Radio”, analisti i futbollit italian shton se Konte nuk mundi kurrë të kishte sukses në Europë kurse arritjen e Italisë në çerekfinale të EURO 2016 nuk e konsideron sukses, pasi “të kaltrit” duhej të kualifikoheshin në gjysmëfinale.

“Nuk më pëlqen Konte për faktin se bërtet shumë dhe çdo gjë e bën dramë. Nuk mund të fitosh duke u sjellë sikur je në cirk. Ai ka drejtuar skuadra të mëdha, por ka pësuar disfata të rënda. Kur dëgjoj se ai ka sjellë mentalitet të fortë në Itali, më vjen për të qeshur.

Kur humbet bëhet i padurueshëm për lojtarët dhe klubet. Mos harroni që nuk mundi të kalonte as në gjysmënfinale të EURO 2016 me Italinë. Është i mbilvlerësuar dhe këtë sezon dështoi sërish në Ligën e Kampioneve dhe është pas në renditje”, deklaroi Agropi.