Në një kohë kur pandemia botërore COVID-19 ka gjunjëzuar globin dhe po lë pas një numër të lartë viktimash, të gjithë po mundohen të qendrojnë në shtëpi dhe të shmangin infektimin. Por ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe. I tillë është edhe Frank De Boer, trajneri që në të kaluarën e tij ka drejtuar Ajax-in dhe zikaltrit e Interit.

Për rreth një javë tekniku holandez që vijon karrierën e tij në SHBA ka vuajtur disa simptoma si ethe dhe probleme me stomakun, por që ka rezultuar negative në testin për Koronavirus.

Nëse të gjithë do të lumturoheshin për këtë fakt, ai jo, madje përkudrazi i çudit të gjithë me dëshirën për të qenë i infektuar me virusin vdekjeprurës. Kjo pasi sipas tij tashmë do të ishte imun.

“Nga njëra anë jam i lumtur të jem negative, por nga ana tjetër mendoj se duke i pasur ato simptoma do të doja të isha pozitiv për Koronavirus. Në këtë mënyrë to të kurohesha dhe do të bëhesha imun.

Në të vertetë nuk është ende e qartë nëse dikush mund të bëhet imun pasi e merr njëherë COVID-19, me shkencën që po studion raste të ndryshme vazhdimisht për të qenë të aftë të fillojnë punën për të rihapur aktivitetet në vendet që po përjetojnë një bllokim tërësor apo të pjesshëm në javët e fundit”, ka thënë De Boer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/