Për ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit që do të zhvillohet në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, tek Vllaznia ka ende ndonjë dilemë për formacionin që do të zbresë në fushë. Trajneri Cungu dhe stafi i tij po mendojnë për lojtarët që do të luajnë dhe për këtë ka mesa duket dy dilema. E para për aktivizimin apo jo të mesfushorit Krymi.

Ai ditën e djeshme ka luajtur 70 minuta në ndeshjen e kombëtares U-21 ndaj Islandës dhe mund të jetë i lodhur. Nëse ai qëndron pushim, në vend të tij do të jetë Tafili dhe madje ai është provuar gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Dilema tjetër është ajo e aktivizimit të Vucajt apo Bardullës. I pari ende nuk e ka formën e duhur fizike dhe prej kësaj mund të preferohet sërish i dyti. E rëndësishme për stafin është që ata të cilët do të jenë në fushë, të japin më të mirën në mënyrë që Vllaznia të dalë e fituar nga kjo ndeshje.
© shkodrasport.com