Mesfushori shkodran Stivi Shaba e ka nisur me gol aventuren e tij te Beselidhja. Dhe i ka shenuar ne fakt nje skuadre te Superliges siç eshte Kastrioti.

Ka ndodhur keshtu ne miqesoren e zhvilluar ne Lezhe ne mes ketyre dy ekipeve dhe qe ka perfunduar ne barazim 1-1. Shaba ka shenuar per lezhjanet qe ne minuten e 2-te te pjese se dyte, nderkohe qe me pas ka barazuar Nuriu ne ’64 per krutanet.

Shaba eshte bashkuar kete vere me Beselidhjen bashke me shkodranin tjeter, portierin Selimaj dhe konsiderohen dy perforcime te rendesishme per trajnerin Bardhi.

Kete gje po e tregon, veçanterisht mesfushori 28 vjeçar jo vetem me golin e shenuar ne miqesoren ndaj Kastriotit, por edhe me paraqitjet qe po ben ne keto ndeshje.

Beselidhja pritet te kete serish synime ambicioze per sezonin e ri dhe per rrjedhoje me Shaben, Selimajn e lojtaret e tjere qe pretendojne te marrin nga merkatoja, ata konsiderohen pretendente te forte per ne Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/