Në ndeshjen e tij të parë në stolin e Barcelonës, Ronald Koeman pa skuadrën e tij të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj modestëve të Nàstic Tarragona, në një takim sigurisht të paekuilibruar, por formuese për teknikun Hollandez.

Një takim, ku Ousmane Dembele gjeti rrugën e rrjetës pas një mungese tepër të gjatë. Gjithashtu për ekipin e Barçës shënuan Antoine Griezmman dhe Philippe Coutinho nga pika e bardhë e penalltisë.

I lumtur me performancën e lojtarëve të tij, trajneri i ri i blaugranëve foli në fund të ndeshjes siç raportohet nga “Mundo Deportivo”.

“Kishte momente të mira, me shumë intensitet, por ishin pak më mirë në pjesën e dytë. Unë e di që ka një ndryshim në sistem krahasuar me vitet e tjera, por lojtarët mund të luajnë kështu sepse ka mesfushorë të mirë për të sjellë rrezik në fushë. Kishim vetëm një para-sezon katër javor, jo gjashtë si zakonisht. Tani puna fizike është e rëndësishme, por në dy javët e ardhshme do të jetë e nevojshme të punohet taktikisht “.