Ditën e hënë në Prishtinë të Kosovës mund të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Prishtinës në kuadër të festimeve për 100 Vjetorin e Pavarësisë. Marëdhëniet e mira që ekzistojnë në mes dy klubeve, mund të sjellin këtë miqësore kur kemi parasysh se ato janë ndeshur edhe 3-4 herë të tjera me njëra- tjetrën këto dy vitet e fundit. Por në fakt ende nuk ka një vendim zyrtar nëse kjo miqësore do të realizohet apo jo. Kjo ngaqë pritet edhe akordi përfundimtar në mes dy klubeve.
Vllaznia në fakt nuk është përfshirë në kupën “Pavarësia” që do zhvillohet javën e ardhshme në Vlorë dhe këtë mungesë, ajo po mundohet ta zëvendësojë me një miqësore ndaj ekipit kampion të Kosovës. Në fakt më shumë sesa mendjen tek ndeshja me Prishtinën shkodranët e kanë tek ndeshja e së shtunës ndaj Flamurtarit. Ndeshje kjo që do të luhet në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
www.shkodrasport.com