Një emër i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare, pikërisht Asim Belinova është zgjedhur në postin e zëvendëspresidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vendimi është marrë në mbledhjen e parë të kryesisë së re të dalë nga Asambleja Zgjedhore e kësaj Federate zhvilluar pak ditë më parë. Belinova në këto zgjedhje, mori shumë vota nga njerëzit me mandat duke qenë një nga më të votuarit për kryesinë e re dhe ndërkohë zgjedhja e tij në postin e zëvendëspresidentit të kësaj Federate, është një vlerësim për figurën e tij. Po në mbledhjen e parë të kësaj kryesie, është vendosur që në postin e sekretarit të mbetet sërish shkodrani Ilir Kraja.

Presidenti i ri i sapozgjedhur Elez Gjoza ka bërë shumë premtime dhe tashmë duhet pritur se çfarë do të realizojë bashkë me stafin e ri dhe kryesinë e re. Këto ndryshime natyrisht që duhet të japin efektin e vet edhe tek sportistët dhe trajnerët, një pjesë e të cilëve kanë qenë të pakënaqur për mënyrën si është punuar kohët e fundit nga ish- presidenti Esat Ademi madje kanë dalë jo pak herë në media duke kritikuar punën jo të mirë të tij dhe stafit të tij. Tashmë drejtuesit e tij dhe në veçanti dyshja Gjoza- Belinova kanë marrë përsipër ta ngrenë këtë sport sërish në nivelet më të larta duke bërë që të harrohen edhe problemet e dopingut që në njëfarë mënyre ia zbehën rezultatet këtij sporti kohët e fundit.
www.shkodrasport.com