E mbylli pa te dhe do ta nise pa te. Vllaznia po vazhdon ta vuaje mungesen e atij qe duhej ta “merrte per dore” edhe kete sezon, pikerisht te sulmuesit anesor te saj Liridon Latifit.

Ridemtimi i tij u mendua se do ta rikuperohej shpejt dhe ne ditet e para te janarit dhe ai do te ishte ne fushe qe ne ndeshjen e pare, ate qe do te luhet kete jave, por nuk do te ndodhe keshtu.

Numri 7 i kuqebluve do te mungoje edhe te pakten per dy javet e ardhshme. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete drejtori sportiv i ekipit shkodran Auron Miloti. Sipas tij, problemet e lojtarit me demtimin e tij kane vazhduar pak si gjate dhe per kete arsye do te mungoje edhe pak.

Miloti ka thene edhe dy jave te tjera, megjithate duhet pare edhe ne vijim. Ne kete sezon Latifi ka luajtur vetem pak ndeshje sepse pjesen tjeter te kohes ka qene ne rikuperim nga dy demtimet e pesuara ne kavilje. Dhe mungesat e tij padyshim qe e kane penalizuar jo pak Vllaznine.

Me te ne fushe eshte e sigurte se gjerat do te kishin qene ndryshe, nisur nga vlerat dhe talenti qe ky futbollist posedon, por ja qe ndodhin edhe te tilla gjera./SHKODRA-SPORT.COM/