Kategoria Superiore është projektuar për të rinisur të mërkurën e 3 qershorit, pas ndalesës prej afro 3 muajsh për shkak të Covid-19. Eshtë publikuar edhe axhenda e dy javëve që vijnë në Superligë, konkretisht ajo e 27 dhe 28, ndërsa bie në sy se Partizani do të zhvillojë dy ndeshje nën dritën e projektorëve në shtëpi.

Të gjitha ndeshjet e tjera do të zhvillohen në orën 17:30, me kryesuesit e Tiranës që do të ndeshen në dy transferta delikate, atë ndaj Bylis në Ballsh dhe Luftëtarit në Gjirokastër.

Axhenda, Kategoria Superiore:

Java 27, 3 qershor

Ora 17:30
Kukësi vs Luftëtari


Flamurtari vs Vllaznia


Bylis vs Tirana


Laçi vs Teuta


Ora 20:00
Partizani vs Skënderbeu

Java 28, 7 qershor

Ora 17:30
Luftëtari vs Tirana


Bylis vs Teuta


Laçi vs Vllaznia


Flamurtari vs Skënderbeu


Ora 20:00
Partizani vs Kukësi