Portieri i Shqipërisë dhe Lacios Tomas Strakosha konsiderohet pa frikë si njëri prej portierëve më të mirë në kampionatin italian, por dhe në Europë.

Kampionati italian Seria A publikoi sot në faqen zyrtare pritjet më të mirë të portierëve të kampionatit të realizuara gjatë muajit shkurt.

Gardiani kuqezi dallon së bashku me portierin e Italisë dhe Torinos Salvatore Sirigu si dy portierët me më shumë pritje të vështira të realizuara në ndeshjet e Serisë A të zhvilluara gjatë muajit të kaluar.

Strakosha ka realizuar 3 pritje kyçe në takimet kundër Veronës (0-0), Interit (1-2) dhe Bolonjës (2-0).

Portieri i Shqipërisë është njëri prej faktorëve kryesorë të ecurisë së pabesueshme të Lacios në kampionatin italian duke u renditur në vendin e parë me 62 pikë.