Syte dhe vemendja e te gjithe shqiptareve eshte e perqendruar pikerisht tek sfida e neserme e kombetares kuqezi ndaj Moldavise, ne nje ndeshje qe mund t’i jape bileten perfundimtare skuadres tone per ne “Euro 2024” qe do te zhvillohet vitin e ardhshem ne Gjermani.

Me skuadren drejt Moldavise ka udhetuar edhe ish- futbollisti i Vllaznise dhe kombetares shqiptare, njekohesisht edhe anetar i KE te FSHF-se Bardh Jera. Ne nje interviste te dhene per RTSH ai eshte shprehur:

“Vendi i pare ne grup perveç moralit eshte shume i rendesishem sepse kur te hidhet shorti i grupeve, mund te jemi te favorizuar dhe pse jo pastaj te mos shpresojme per te kaluar edhe grupin. Me kete lloj atmosfere qe po ekziston, mund te them me plot gojen se ka ardhur momenti per ta hedhur edhe kete hap.

Moldavia eshte nje ekip i forte, por une mendoj se ne jemi me te mire dhe neser do te zhvillojme nje tjeter ndeshje pozitive. Ndoshta edhe mund te kete ndonje levizje ne formacion por nuk duhet te shqetesohemi nga kjo gje sepse Silvinjo e di mire ate se çfare duhet te bejme.

Trajneri ka meriten absolute te kesaj ecurie te shkelqyer te deritanishme dhe krijimit te nje grupi kaq kompakt. Une sigurisht qe jam i mendimit se kjo eshte kombetarja me e bukur qe ka qene ndonjehere”./SHKODRA-SPORT.COM/