Levizje te tjera tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve. Largimi i papritur i Elian Memçajt ne fillim te kesaj jave dhe kalimi i tij tek Teuta, ka krijuar nje boshllek tek skuadra shkodrane e cila siç dihet ka nje kontigjent te limituar lojtaresh.

Nje gje e tille ka detyruar drejtuesit e shoqates se basketbollit te mendojne per nje nderhyrje tjeter ne merkato. Per kete arsye, ata i jane rikthyer edhe njehere pistes amerikane, ngaqe ne Shqiperi nuk kane se ku te marrin lojtare.

Si rrjedhoje, gazeta “Shkodra Sport” meson qe ata te kene “prenotuar” nje tjeter lojtar nga kontinenti i larget. Ai ishte programuar te mberrinte sot, por per disa probleme te linjave ajrore ardhja e tij eshte shtyre dhe mendohet te behet ne ditet ne vijim. Kujtojme qe pjese e Vllaznise jane edhe dy amerikane te tjere, Sabb dhe Endriel Mckyron.

Ende nuk dihet se kush eshte ky lojtar dhe ne cilin pozicion luan, megjithate te Vllaznia shpresojne qe me ardhjen e tij skuadra te kompletohet dhe te vazhdoje rrugetimin e saj drejt arritjes se objektivit, renditjes ne gjashteshen e pare.

Nderkohe pergatitjet kane vijuar per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje ndaj Beselidhjes te shtunen ne ora 19:00 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit./SHKODRA-SPORT.COM/