“Arena Kombëtare” është drejt përfundimit dhe është 90% gati. Një gjë të tillë e zbulon thotë Arben Dervishaj, shef i Sektorit të Investimeve dhe Infrastrukturës në FSHF në një intervistë për “Top-Channel”.
Muaji shtator do të jetë koha kur do të inagurohet stadiumi, por siç duket një problem mund të dal pasi bëhet fjalë për sheshin para stadiumit. Gjithashtu Dervishaj u shpreh se do të ndërtohen edhe dy stadiume të tjera, ai i Kukësit dhe i Fierit.
“Stadiumi është gati në 90% dhe në shtator do të jemi në 100% të mbaruar. Kjo është e lidhur edhe me sheshin përballë stadiumit, i cili po realizohet nga bashkia e Tiranës. Sipas ritmeve që po shohim, nuk kanë filluar ende punimet. Kam frikë se ndoshta stadiumi do të përfundojë, ndërkohë që sheshi të mos përfundojë dhe të na bëhet pengesë neve për të realizuar një ndeshje për muajin shtator”, thotë Arben Dervishaj, shef i Sektorit të Investimeve dhe Infrastrukturës në FSHF.
“Brenda mandatit 4 vjeçar të përfundojmë dy stadiume. Njëri nga këta është “Zeqir Ymeri” në Kukës, ndërkohë që presidenti bashkë me kryetarin e bashkisë së Fierit janë ulur dhe kanë diskutuar për të bërë stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, pra një stadium të ri, i cili mund të ndërtohet mbi gjurmët e stadiumit ekzistues”, thotë Dervishaj./newsport/