Rafael Gerrero ishte një nga lojtarët kryesor të Borusia Dortmund në sezonin që sapo u mbyll.

586217618.0

Performancat e shkëlqyera që futbollisti pati nuk u kaluan pa rënë në sy të skuadrave të mëdha. Barcelona ka shfaqur interes të madh për mbrojtësin portugez.

Për mbrojtësin 25-vheçar Dortmund kërkon 25 milionë euro, dhe nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë poshtë kësaj shumë.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb” drejtuesit katalanas kërkojnë një ulje të çmimit aktual, duke u shprehur se lojtari ka kontratë deri në vitin 2021.

Për mbrojtësin në fjalë interes të veçantë ka shfaqur edhe PSG, dhe nëse Barcelona e dëshiron në skuadrën e saj duhet të nxitojë.