Premtimi i bërë nga kryetrajneri Albert Marashi është bërë realitet. Vllaznia është shpallur pasditen e sotme kampione e Shqipërisë edhe për grupmoshën U20.

Ky ka qenë verdikti i garave të zhvilluara në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës ku atletët kuqeblu kanë bërë një performancë shumë të mirë dhe për rrjedhojë kanë merituar sërish vendin e parë në renditjen ekipore në garat për djem.

Interesant është fakti se ky është titulli i 11-të rradhazi që ky ekip fiton, çka tregon më së miri për dominimin absolut të atletikës shkodrane jo vetëm me të rriturit, por edhe me të rriturit.

Kujtojmë që Vllaznia është shpallur për vitin 2019 kampione edhe për grupmoshat U16 dhe U18 dhe tashmë seria e titujve kampionë kompletohet edhe me atë U20 ndërsa vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar tek garat e të rriturve që zhvillohen javën tjetër dhe ku ekipi shkodran sërish do të tentojë të shpallet kampion.

Këto rezultate padyshim që janë frut i punës së shkëlqyer të bërë në stërvitje nga trajnerët Albert Marashi, Vildan Tufi, Bruno Rrotani, Fatjon Serhati dhe Dorian Tafa dhe padiskutim që ata do të vijojnë edhe në të ardhmen.
© shkodrasport.com