4 ditë na ndajnë nga klasikja e Shqipërisë, Tirana – Vllaznia. Sfida e vlefshme për javën e tretë të Superiores pritet të luhen në “Air Albania”, të premten e 2 shtatorit në orën 16:00.
Të dyja skuadrat morën pikë të plota dje, Vllaznia mposhti Kukësin, Tirana fitoi ndaj Egnatias në transfertë. Dëmtimi i Qefalijas për bardheblutë dihet, por ai i Liridon Latifit vë në dilemë Mirel Josën.
Sulmuesi la fushën e blertë në minutën e 73’ për shkak dëmtimi, duke u shoqëruar nga stafi mjekësor. Vendin e tij e mori Kaina, teksa bëri mjaft mirë me asistin e dhënë për Markun që shënoi golin e fitores. Mbetet për t’u parë nëse Latifi vuan prej ndonjë dëmtimi serioz.
Vete trajneri Josa pas ndeshjes deklaroi se sot do te shihet konkretisht gjendja e lojtarit dhe me pas do te vendoset nese ai do te jete i gatshem per sfiden ndaj bardhebluve apo jo. Gjasat jane qe Latifi te mos jete ne fushe te premten.