Vedat Muriqi prej kohësh nuk bënte pjesë në planet e Mauricio Sarrit, duke kërkuar largimin prej ditësh. Duket se dhe për Lacion, largimi i sulmuesit të Kosovës do t’i vinte në ndihmë të klubit.
Merkato e Lacios është e bllokuar për shkak të disa problemeve financiare dhe nuk mund të afrojë asnjë lojtar nëse nuk shet më parë. Sipas Corriere Dello Sport Muriqi dhe Lacari janë lojtarët që Sarri kërkon t’i largojë.
Dhe kosovari nga ana tjetër dëshiron të largohet sa më shpejtë nga Lacio, me disa ekipe që kanë shfaqur interes për sulmuesin 27-vjeçar.
Nëse Muriqi dhe Lacari arrijnë të largohen, Sarri do të arrijë të afrojë zëvendësuesit që ka në mendje.