Ky sezon ka qenë një sezon i ëmbël dhe i hidhur për Liverpool-in e Jurgen Klopp.

Të kuqtë, para se kampionati të pezullojet për shkak të coronavirus-it, kishin krijuar një shkëuptje të madhe me ndjekësit në Premier League, ndërsa në Champions League ka ardhur eliminimi i hidhur në 1/8-at kundër Atletico Madrid.

Në mënyrë që ky eliminim i parkoshëm nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube të mos përsëritet në edicionet e ardhshme, anglezët i janë futur punës për të realizuar një blerje të madhe në merkato.

Sipas Daily Mail, Të Kuqtë kanë vënë në shënjestër suluesin e Real Madrid, Vinicius Junior, për të cilin janë gati të bëjnë një ofertë në verë./telesport/