Ikona e Brazilit, Ronaldo Nazario ka emëruar katër lojtarët e tij më të mëdhenj të të gjitha kohërave aty ku padyshim është përfshirë dhe legjenda e Barcelonës Lionel Messi.

Ronaldo fillimisht u bë një yll i futbollit te Barcelona , ​​duke shënuar 47 gola në një sezon të vetëm në klubin nën drejtimin e Sir Bobby Robson.

Duke pasur parasysh reputacionin e tij si një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë, braziliani ishte një nga lojtarët e paktë që luajti si për Barçën ashtu edhe për Realin pa u përballur me shumë polemika, ndryshe nga Luis Figo.

Ndërmjet kësaj, Ronaldo luajti për Interin, ku dy lëndime të tmerrshme në gju kërcënuan t’i shkatërronin plotësisht karrierën e tij.Pastaj ai u kthye për të fituar Kupën e Botës 2002 me Brazilin dhe ishte një ndër më të rëndësishmit në ekipin e famshëm të Real Madridit ‘Galacticos’, duke dhënë dëshmi se talenti i tij ishte dhuratë nga Zoti.

Prandaj, braziliani është në një pozicion të mirë për të gjykuar lojtarët më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë në historinë e sportit.

Duke folur në një ngjarje mediatike të organizuar nga Santander Bank në 2021, Ronaldo e emëroi Messin si një ndër më të mirët në histori por nuk la pa përmendur edhe Cristiano Ronaldon.

“Për mua,nëse do të zgjedhja lojtarët më të mirë në histori, katër emrat do të ishin Pele, [Diego] Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ata janë katër të parët në historinë e futbollit”, kishte thënë legjenda braziliane

Në fund brazilianit iu kërkua gjithashtu të përmendte nënshkrimin e ëndrrave të tij në atë kohë ku ai dha emrin e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe ./Telegrafi/