Juventusi po kalon një nga momentet më të vështira të sezonit, pas humbjes dërrmuese 5-2 ndaj Galatasaray-t.
Ky rezultat ka rikthyer hije të vjetra, duke kujtuar disfatën me të njëjtat shifra ndaj Manchester City-t tetë muaj më parë.
Nën drejtimin e Luciano Spalletti-t, bardhezinjtë gjenden jashtë Kupës së Italisë, me “një këmbë” jashtë Champions League dhe me një distancë prej 15 pikësh nga Interi kryesues në Serie A.
Pavarësisht ndryshimeve të shpeshta në stol dhe në drejtimin e klubit, rezultatet mbeten zhgënjyese: që nga viti 2020, skuadra ka fituar vetëm një Superkupë dhe një Kupë Italie.
E ardhmja e trajnerit Spalletti mbetet në dyshim, ndonëse klubi kërkon vazhdimësi dhe programim për të rinisur një cikël fitues, duke shmangur një tjetër rinisje nga zeroja.


