Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, ka shpjeguar sot në “Pressing” situatën paksa të veçantë në klubin shkodran, sidomos tani që është edhe në proces privatizimi.

Ai konfirmoi se kishte vonesa në pjesën e pagesave nga Bashkia por e di që lojtarë janë të qetë në këtë aspekt.

“Do të zgjidhet këto ditë, është një situatë e komplikuar se është një donator-sponsor që është çdo ditë me ne. Organizimi dhe pjesa financiare e tij nuk kanë munguar deri tani, pjesa e Bashkisë ka mungua.

Xhaferi është çdo ditë aty me ne, edhe financon. Por nuk jam unë që të hap kotnrata e të them futbollist për futbollist kjo është pjesa e Bashkisë, kje e sponsorit.

Gjithmonë është një pyetje që çdo njeri që ka luajtur në Shkodër, do të marrë në fun lekët plus kamtat. Nuk ka qenë kurrë e bllokuar merkato e Vllaznisë se nuk është paguar një lojtar. Edhe këtë vit do të jetë kështu. Kush ka firmosur, do të marrë gjithçka 100%”, tha Djarmati. /vipsport/