Vllaznia ka mberritur ne stadiumin “Kukesi Arena” dhe pas pak minutash do te zbrese ne fushe per te bere nxemjen per ndeshje, por per stafin teknik ka nje problem jo te vogel.
Kjo sepse dy prej lojtareve qe mendohet ta nisin si titullare kete takim, kane probleme me demtimet e tyre dhe si rrjedhoje jane ne dyshim nese do te luajne apo jo ne kete ndeshje. Behet fjale per Bekim Balajn dhe Geralb Smajlin.
Te dy ata do te dalin ne nxemje por nuk eshte e sigurte nese do te luajne apo jo. Gjithçka varet nese do arrijne te perballojne ngarkesen duke mos shfaqur asnje problem sepse ne rast te kundert do te jene te detyruar te zevendesohen. Per kete arsye ne nxemje do jene 13 futbolliste.
Duke menduar qe gjithçka do shkoje mire me keta dy lojtare, formacioni i Vllaznise ne kete ndeshje do jete ky: Qarri, Beci, Juriç, Stojanoviç, Smajli, Cheshmedjiev, Krymi, Alivoda, Mala, Gruda dhe Balaj. Ne rast problemesh, te gatshem do jene per te luajtur Sala dhe Delaj./SHKODRA-SPORT.COM/