Kosova ka konfirmuar një tjetër miqësore në mars të këtij viti.
Përpara se të masin forcat me kombëtaren zvicerane, ekipi i “dardanëve” do të ketë përballë Burkina Fason.
Surpriza e këtij viti në Kupën e Afrikës, do të luaj kështu miqësoren e dytë në histori me kombëtaren kosovare, pas asaj fitore 2-0 të “dardanëve” në vitin 2018.
Sfida do të luhet në 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ajo me Zvicrën do të jetë pesë ditë më vonë, në Zyrih.