Atmosfere shume pozitive ne kampin shkodran ne pragndeshjen me Partizanin. Mjafton te shohesh kete kolazh fotosh te stervitjes se sotme dhe e konstaton lehte kete gje.

Disa foto te shkrepura rastesisht gjate stervitjes, por ajo qe sheh lehtesisht jane fytyrat e qeshura te futbollisteve te Vllaznise. Kjo gje eshte pare jo vetem tek Latifi, Diagne e Krymi qe jane ne kete foto, por edhe tek te tjeret.

Vllaznia pati nje ngerç ne ndeshjet e fundit por duket se ai ka kaluar me fitoren e fundit 4-2 ndaj Teutes javen e shkuar dhe tashme i gjithe fokusi eshte perqendruar tek sfida e neserme.

Partizani eshte skuadra qe e ndjek nga pas dhe kjo sfide konsiderohet vendimtare per te kuqte ne pretendimet e tyre ne kampionat. Nje fitore e tij do ta afronte ne dy pike me Vllaznine.

Por edhe kjo e fundit, kerkon tre piket per te vijuar rrugetimin e saj drejt vendeve te pare te renditjes. Per kete arsye, sfida e neserme konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet./SHKODRA-SPORT.COM/