Klubi gjerman i Hamburgut nuk ka deshire te prese veren e ketij viti per te negociuar me 17 vjeçarin shkodran Justin Ferizaj dhe po insiston ta marre menjehere.

Per kete arsye, “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se lojtari diten e hene, i shoqeruar edhe i ati- Altini, do te fluturojne nga Irlanda ku jetojne, drejt Gjermanise.

Drejtuesit e klubit te Hamburgut i kane kerkuar nje jave prove me ekipet e Akademise dhe nese gjithçka shkon ashtu si duhet, atehere do te vije edhe firma ne kontrate.

Ata po insistojne ta mbyllin sa me shpejt kete çeshtje sepse ditet e fundit edhe italianet e Fiorentines apo dhe ndonje ekip tjeter si ne Angli, Itali apo Gjermani.

Mesfushori qe ka lindur ne Irlande dhe aktualisht eshte pjese e klubit Shamroch Rovers dhe i kombetares U17 te ketij viti, me shume mundesi brenda pak kohesh do ta shohim ne nje nga klubet e njohura europiane./SHKODRA-SPORT.COM/