Home FUTBOLL - KATEGORIA E PARE Probleme tek Vllaznia, njëri nga titullarët e mbrojtjes mund të mungojë të shtunën

Probleme tek Vllaznia, njëri nga titullarët e mbrojtjes mund të mungojë të shtunën

0
Probleme tek Vllaznia, njëri nga titullarët e mbrojtjes mund të mungojë të shtunën

Kur dukej se gjërat po shkonin mirë tek Vllaznia për ndeshjen ndaj Shënkollit, edhe pas rikuperimit të kapitenit Lika, në fakt ka lindur një problem i ri për stafin teknik.

Në dy ditët e fundit nuk është stërvitur me grupin një tjetër titullar. Bëhet fjalë për Renato Malotën i cili ka ndjerë disa shqetësime muskulare.

Për këtë arsye, ai i është nënshtruar një terapie që i është rekomanduar nga fizioterapisti Haxhaja. Ky i fundit po bën çmos për ta bërë gati mbrojtësin shtatëlartë për sfidën e pas dy ditëve.

Ndonëse nuk duket të ketë ndonjë gjë serioze, nga sa shikohet, Malota nuk do të mundet ta nisë ndeshjen ndaj Shënkollit nga minuta e parë, por gjithsesi pritet të jetë në pankinë.

Një mungesë e mundshme e këtij lojtari, do ta detyronte trajnerin Lika të ndryshonte rreshtimin por edhe formacionin për sfidën e pas dy ditëve.
© shkodrasport.com