Tek Vllaznia e basketbollit të meshkujve pavarësisht dy fitoreve të fundit në Ligën Ballkanike, jo gjithçka shkon ashtu si duhet dhe ndonëse nuk bëhen shpeshherë mediatike, duket se nuk mungojnë edhe problemet.

Një i tillë është krijuar kohët e fundit në skuadër teksa ka patur një debat të ashpër në mes trajnerit Vujaçiç dhe basketbollistit Erjon Llazani.

Ka qenë trajneri malazez i kuqebluve ai që ka shprehur pakënaqësinë për sjelljen e lojtarit dukekrijuar një ambjent jo të mirë në skuadër dhe si rrjedhojë, ai ka marrë vendimin për ta larguar prej saj.

Nga sa mësohet, Vujaçiç është shprehur se “sa të jem unë trajner i Vllaznisë, t’i nuk do të jesh pjesë e saj”. Kuptohet që Llazani nuk ka qenë dakord me një sjellje të tillë të trajnerit megjithatë ka hasur edhe në një përkrahje të tij nga ana e drejtuesve dhe për këtë arsye, lojtari është pezulluar.

Vendimi nuk është bërë publik por fakti që prej disa kohësh mungon në stërvitje e ndeshje, e konfirmon një gjë të tillë. Gjithsesi mungesa e basketbollistit që mbajti shiritin e kapitenit tek Vllaznia sezonin e kaluar, nuk është ndjerë shumë ngaqë tashmë skuadra është kompletuar me shumë blerje.
© shkodrasport.com