Te Vllaznia nuk është vetëm problem ana finnciare, por edhe fakti se trajneri Mirsad Jonuz dhe lojtarët nga Maqedonia e Veriut janë jashtë kufirit dhe ata duht që të vetkarantinohen në kushtet e shtëpisë.

Kjo është me të vërtetë një situatë mjaft shqetësuese, duke ditur kohën e paktë në dispozicion, për stërvitje në grup, apo dhe rifillimin e garës në 3 qershor.

Por, nëse janë vetëm dy javë e pak kohë, nga udhëzimet e qeverisë, lojtarët dhe trajneri që vijnë nga një shtet tjetër duhet që patjetër të rrijnë dy javë në kushtet e karantinës në shtëpi. Fjala është për Efremof, Adili, Gligorov, por edhe Hristov nga Maqedonia e Veriut që janë larguar para dy muajve.

Pra, bëhët fjalë për të paktën katër titullarë të skuadrës dhe trajnerin!

Sapo u pezulluan garat, në Shkodër mbetën nga të huajt vetëm katër prej tyre. Bëhtë fjalë për Kojokaru si dhe Sidorenko, ndërkohë edhe brazilianët Hygor dhe Zhunior qëndruan në qytetin verior dhe gjatë këtyre ditëve kanë bërë stërvitje individuale./Vipsport/