Për të tretën herë brenda pak ditësh “profesori” dhe “nxënësi” do të ndeshen sërish me njëri- tjetrin. Bilanci në fakt për dy përballjet e mëparshme flet në favor të “nxënësit”, Edi Martinit. Ai ka fituar një takim përballë “profesorit” Hysen Dedja, ndërsa një tjetër ka përfunduar në barazim.

Sot ata do të ndeshen përsëri. Në një përballje edhe më të vështirë dhe më të rëndësishme. Vllaznisë së Dedjes i duhet medoemos fitorja si e vetmja rrugë për të tentuar deri në fund shmangien nga zona play-out.

Ndërkohë Teuta ende nuk ka siguruar asgjë sa i takon objektivit për të qenë në Kupat e Europës dhe për këtë arsye i duhet të marrë tre pikët sot në Shkodër dhe do të tentojë ta bëjë këtë gjë.

Prandaj dhe sfida e sotme do të jetë shumë e vështirë për të dy ekipet por edhe trajnerët. Dedjes do t’i duhet të shohë e të nxjerrë nga arsenali i tij ndonjë skemë, ide, apo mënyrë motivimi që nuk ia ka mësuar Martinit kur e ka pasë sportist.
www.shkodrasport.com