Almiro Gurakuqi është njëri nga tre personat, i cili përmes kompanive ku zotëron aksione por edhe personalisht, është në garë për të blerë aksionet e KF Vllaznia sh.a. Almiro ka lindur me 27 dhjetor 1972 në Tiranë, ku edhe banon aktualisht.
Profesioni i tij është stomatolog (dentist, siç njihet në gjuhën e përditshme), profesion që e ushtron prej 22 vitesh. Në një biografi profesionale dhe të edukimit, të publikuar nga vetë ai, për Almiro Gurakuqin mësojmë:
1993 – 1998: Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Mjekesise, dega Stomatologji.
1998 e ne vijim ne postin e Mjekut Stomatolog prane klinikes dentare “Toti & Gurakuqi”.
2000 e ne vijim: Pjesemarrje dhe certifikata njohjeje ne kongrese kombetare dhe nderkombetare te Stomatologjise, USA, Europe Tirane. Referues e botues.
Lektor ne universitetin privat “Medikadent”
2004 : master ne Implanto –Protezim
2005: Fiton titullin Master me rezultate te shkelqyera me teme “Aplikimi i implanteve ne raste te ndryshme kur mungojne dhembet”.
Me shume se 25 prezantime shkencore brenda dhe jashte vendit.
Me shume se 10 artikuj shkencore te botuara ne revista shkencore brenda dhe jashte vendit.
Anetar i Shoqatave dhe Organizatave Dentare brenda dhe jashte vendit : (ADS, AIOP, AAAS, BASS).
2013- Mbaron Masterin e Nivelit te II ne Implantologji e Protetike.
2015- President i Urdhrit te Stomatologut per rajonin Tirane.
Sa i takon “fuqisë” ekonomike të kandidatit për të blerë aksionet e KF Vllaznia sha, emri i Almiro Gurakuqit rezulton si aksioner apo bashkë aksioner në plot 7 biznese të regjistruara në QKB, njëri prej të cilëve i pezulluar.
Bie në sy pjesëmarrja si aksioner me 43% në Spitalin Gjerman, siç njihet në përditshmëri. Nga një analizë e parë e bizneseve që administron ose bashkëadministron, deklarimin e bilanceve vjetore personale dhe të kompanive, duket se Almiro Gurakuqi disponon të ardhura të qendrueshme. /ShkodraWeb/