Neser dhe pasneser do te luhen ndeshjet e javes se 15-te te “Abissnet Superiore”, qe do te jene njekohesisht edhe te fundit per kete vit. Ne prag te tyre, ish- futbollisti i Vllaznise dhe tashme trajneri i KF Murlanit, Altin Xhahysa, ka bere nje prognoze te ketyre takimeve.

Ai eshte ndalur edhe tek ndeshja Vllaznia- Kukesi e cila do te luhet diten e enjte ne oren 16:45 ne stadiumin “Loro Boriçi”, per te cilen mendon ndoshta ndryshe nga shume prej shkodraneve. Ja prognoza e Xhahyses per te gjitha ndeshjet e kesaj jave:

1. Laçi- Kastrioti, fiton Laçi

Shpresoj qe ai te fitoje shume thelle ndaj Kastriotit, per ate gjest te shemtuar qe beri trajneri i Kastriotit ne ndeshjen e fundit ne Korçe.

2. Dinamo- Skenderbeu, fiton Skenderbeu

Dinamo besoj se do te vazhdoje te rreshqase me poshte, eshte gjithnje ne “pikiate”.

3. Vllaznia- Kukesi, barazim

Loja e Kukesit me frikeson, e kam ndjekur me vemendje, eshte nje loje me koncept, e rregullt me reparte, Mendoj se me kete skuader, Vllaznia duhet te jete e kenaqur edhe me barazimin.

4. Teuta- Egnatia, fiton Teuta

5. Partizani- Tirana, fiton Tirana