Vllaznia- Partizani eshte sfida e cila do te hape javen e 30-te te Abissnet Superiore, nderkohe qe ne darke do te luhet edhe sfida Kukesi- Laçi, nderkohe qe neser do te luhen tre ndeshjet e tjera te kesaj jave.

Ajo qe pritet eshte edhe ndonje surprize e mundshme. Trajneri i njohur Kreshnik Krepi ka bere nje prognoze te ketyre ndeshjeve, ekskluzivisht per “Shkodra Sport” teksa i mendon keshtu ndeshjet e kesaj jave:

VLLAZNIA- PARTIZANI 1
Shkodranet i shoh me te favorizuar per te fituar kete takim shume te rendesishem edhe per zonen Europe.

KUKESI- LAÇI 2
Te gjithe ndoshta mendojne se do jene vendasit me afer fitores edhe ngaqe luajne ne stadiumin e ri, por une parashikoj nje fitore te Laçit ne kete ndeshje.

TIRANA- KASTRIOTI 1
Tirana nuk do te ndalet ne serine e fitoreve sepse deshiron ta festoje sa me pare titullin kampion.

SKENDERBEU- EGNATIA 1
Konsiderohen te rene nga Superlige, por une mendoj se Skenderbeu fiton ndaj Egnatias.

DINAMO- TEUTA 1
E njejta situate edhe per Dinamon qe do te tentoje deri ne fund per ta shpetuar sezonin.