Vllaznia U17 e ka fituar me rezultatin e thelle 6-0 ‘derbin” me KF Shkodra i cili eshte luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ndeshja eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga futbollistet kuqeblu te drejtuar nga trajneri Edmond Doçi te cilet kane arritur te shenojne nga tre gola per secilen pjese.

Ne te paren kane qene futbollistet Xhoel Hajdari (’17), Ersi Zaganjori (’20) dhe Hazret Shimaj (’29), nderkohe qe ne te dyten ka shenuar Kevin Dodaj ne minuten e 62-te golin e katert, ndersa me pas Zaganjori ka shenuar te pestin dhe te dytin personal, ndersa te fundit e ka shenuar futbollisti Nebi Qokthi.

Me kete fitore, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 26 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje, duke qene prane arritjes te objektivit te pare sezonal, kalimit ne play-off./SHKODRA-SPORT.COM/