Terbuni do te luaje diten e neserme ndeshjen e play-off ndaj Apolonise ne transferte. Gardiani i portes pukjane, Klajdi Kuka, shprehet se kjo ndeshje ka nje specifike te vecante, ndryshe nga ndeshjet e kampionatit.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Kuka u shpreh se kjo ndeshje eshte nje finale per ta, ndersa theksoi se do ta mundin Apolonine, pasi ne ekip kane lojtare me eksperience.

“Ndeshjet e play-off kane nje specifike te vecante, ndryshe nga ndeshjet e kampionatit, qe kemi luajtur, pasi nuk te le vend qe ta gabosh. Me Apolonine eshte nje finale qe na duhet ta pergatisim ne menyren me te mire te mundshme, pavaresisht se nuk luajme ne kushte te barabarta, perseri mendoj qe per ne, nuk do jete problem, sepse kemi lojtare me mjaft eksperience, qe kemi mbi 10 vite eksperience ne kete kategori, gjithashtu edhe ne Superiore, ndryshe nga Apolonia.

Duke marre parasysh objektivin qe na eshte vendosur ne fillim te sezonit, mendoj qe kemi bere nje sezon pothuajse perfekt. Ne asnje moment ne mendjen e lojtareve, nuk ka qene mbijetesa, por marrja e maksimumit te pikeve ne cdo ndeshje, c’ka ka sjellur edhe arritjen ne kete faze te kampionatit ku ndodhemi.

Tifozeria pukjane ka qene nje nder faktoret kryesore padyshim, ku ne fushen tone do na kishin zili edhe ekipet e Superiores. Ne 15 ndeshje, kemi arritur 14 here ta mbajme porten e paprekur, fale edhe tifozeve te zjarrte. Madje, na kane ndjekur deri edhe ne Sarande.

Kryetari i Bashkise, z. Gjon Gjonaj, do theksoja qe eshte tifozi jone numer 1. Na ndjek ne cdo ndeshje, biles do ju thoja nje kuriozitet. Ne ndeshjen e fundit, ka qene ne tribune dy ore para ndeshjes, edhe para se ekipet te vinin ne stadiumin e Pukes. Per sa i perket premios, do theksoja qe jemi mjaft te kenaqur me korrektesine e pagave dhe ajo do ishte diçka ekstra, qe na e ka premtuar.

Profesor Beqiri ka rolin kryesor, per sa i perket grupit qe e ka mbajtur te bashkuar, pavaresisht edhe distances Shkoder-Tirane qe per te, ka qene mjaft e lodhshme. Gjej rastin ta falenderoj trajnerin Beqiri dhe i uroj shume suksese ne te ardhmen e trajningut.

Nuk dua te premtoj fitore per ndeshjen me Apolonine, por premtoj qe hyzmetin do ia bejme, duke dhene 200% nga vetja jone. Le t’i bejme 3 fitore kete vit kunder Apolonise”,-mbylli prononcimin e tij, portieri i Terbunit, Klajdi Kuka.
Maringlen ZHIVANI