E ndersa kampionati i basketbollit do nise se shpejti, Beselidhja vijon te beje merkato mjaft cilesore duke afruar ne rradhet e saj lojtaret me te spikatur te kampionatit shqiptar. Lezhjaneve duket se i ka mbetur peng titulli kampion sezonin e kaluar, e tashme kerkojne qe ta realizojne kete vit.

Nje nga afrimet me më mjaft vlere qe ka bere se fundi eshte edhe lojtari i kombetares sone Robert Shestani. Shkodrani 30 vjeçar qe me pare ka pasur ekpserienca te ndryshme si ne Shqiperi ashtu dhe jashte saj, tashme ka vendosur t’i bashkohet Beselidhjes.

Ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport”, i pyetur se çfare e shtyu Shestanin t’i bashkohet lezhjaneve, ai deklaron:
“Ofertes se Beselidhjes me beri t’i them “po”, projekti qe drejtuesit e saj kane. Duket nje projekt mjaft serioz dhe ambicioz. Por gjithashtu duke pare edhe stafin teknik dhe grupin e lojtareve qe i njoh cilesite e tyre, nuk hezitova shume.

Objektivi qe ka vendosur skuadra kete sezon, eshte fitimi i te gjitha kupave duke filluar nga ajo e Federates, Kupa e Shqiperise, Superkupa dhe veçanerisht titulli kampion. Patjeter do jete nje rruge e gjate, por duke pare organiken, kam shume besim qe do ia dalim. Kontrata ime me Beselidhjen eshte njevjeçare me te drejte rinovimi edhe per dy vitet ne vazhdim”./SHKODRA-SPORT.COM/