Dinamo nuk po kalon aspak një moment të mirë. Fitorja ndaj Skënderbeut duket sikur solli qetësi, por humbja e sotme 0-2 nga Kukësi ka trazuar sërish ujërat pasi blutë ndodhen në vendin e 9-të të klasifikimit dhe rrezikojnë rënien nga Superliga.

Pas sfidës së sotme duket se ka pasur edhe tension mes tifozëve që ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur skuadrën dhe lojtarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ultrasit e Dinamos “Blue Boys”, kanë reaguar ashpër ndaj futbollistëve duke i quajtur mercenarë, ndërsa janë kapur në veçanti me Sabjen Lilajn. Ata kërkojnë përjashtimin e tij nga skuadra dhe sipas komenteve në këtë postim, Lilaj ka bërë disa gjeste duke ofenduar tifozët.

Postimi i Blue Boys:

Mercenarë të pafytyrë këta jeni !

Lojtarë pa gjak e sedër që nuk meritoni asgjë.

Kërkojmë përjashtimin e menjëhershëm të Sabien Lilaj nga Dinamo ose do të ketë pasoja të rënda. Dinamo është e dinamovitëve.