Kombëtarja u-19 e Shqipërisë do zhvillojë sot në orën 18:30 një miqësore luksi përballë Italisë. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do ketë përballë një kundërshtar shumë të fortë në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit.
Një prej futbollistëve të grumbulluar është edhe shkodrani, Albion Kurbasha. Mbrojtësi që aktivizohet në Suedi me Bromma ka folur shkurtimisht për “Shkodra Sport” para ndeshjes. Ai shprehet optimist për këtë takim.
Kurbasha tha: “Do jetë një ndeshje sa e vështirë, po aq edhe e bukur. Një kundërshtar si Italia është gjithmonë një kundërshtar special.
Ne do përpiqemi të japim më të mirën tonë sepse edhe ne kemi futbollistë që mund të bëjnë diferencën dhe me kualitet. Kjo do jetë një provë e mirë përpara europianit dhe duhet të tregojmë vlerat tona”.
Endri ÇINARI