‘Djelmnia shkodrane’ U17 ka fituar diten e djeshme 2-1 ne ndeshjen e play-out ndaj Vores dhe ne kete menyre ka siguruar qendrimin ne kategorine superiore te kesaj grupmoshe edhe per sezonin e ardhshem. Ky padyshim qe eshte nje sukses sepse kemi te bejme me nje ekip te ri qe sivjet mori pjese per here te pare ne eliten e futbollit te kesaj moshe.

Por nese “Djelmnia” ka qene debutuese si ekip, i tille ka qene edhe trajneri Valdano Nimani ne te paren eksperience ne krye te tij. Ai ka pranuar me kenaqesi te flase per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete sezon qe sapo u mbyll teksa shprehet:

“Ne fillim dua t’iu falenderoj shume ju si redaksi e “Shkodra Sport” sepse jeni gjithmone ne te mire te sportit ne Shkoder. Te them te drejten si vit i pare nga ana ime ne Superiore me U17 ishte pak e veshtire dhe nga fakti se ishte ekip i ri ne superiore

Po ashtu dhe formimi i grupit ishte i ri. Dhe ne moshe ekipin e kam pase me lojtareve te datelindjeve 2006 dhe 2007. Veç 4 vete kane qene te datelindjes 2005. Por me pune shume arrihet çdo gja.

Une isha shume i bindur se ndeshjen ndaj Vores do e fitonim brenda 90 minutave. Djemte e filluan mire lojen dhe kaluam shume shpejt ne avantazh. Prape nuk e ulem ritmin e lojs dhe shenuam edhe golin e dyte ne 45 minutat e para.

Edhe pjesa e dyte filloi mire prape, por shperdoruam shume raste me sulmuesit tane dhe kur se nuk shenon ti, do e pesosh dhe keshtu na ndodhi. Por djemte me shume sakrifice diten ta mbajne rezultatin e fitores deri ne fund dhe arritem te fitojme 2-1 dhe te sigurojme qendrimin ne Superlige edhe per sezonin e ardhshem”.

Po cila do te jete e ardhmja e ketij ekipi ne sezonin e ri? Trajneri Nimani pergjigjet: “Eshte shume heret te them per objektivat e sezonit te ardhshem, por di te them se me pune dhe sakrifica arrihet çdo gja. Sa i takon sezonit qe sapo u mbyll dua te them se çdo lojtar ka meriten dhe kontributin e tij ne kete arritje. Por mua me pelqen te them spikati grupi sepse po te mos ishte grupi, nuk spikat askush”.

Nje merite te madhe te “Djelmnia shkodrane” padyshim qe ka presidenti Benardin Kulla dhe kete e pohon edhe trajneri Nimani kur shton: “Padyshim qe ai ka merita. Ka krijuar kushte te mira per çdo sportist, nje ambjent sportiv qe e ndihmon çdo femije te rritet me kushtet me te mira per futbollin. Plus kesaj, presidenti i jep çdo mundesi atij sportistit qe ka arritje shume shum te mira sportive dhe edukative, te merret ne menaxhim nga vete ai dhe te provohet ne klubet italiane”

“Djelmnia shkodrane” po ndihmon shume femije te tregojne vlerat e tyre ne futboll dhe sipas trajnerit Nimani, kjo eshte shume e rendesishme. “Akadamia jone po ben diçka pozitive sepse po i sherben qytetit dhe femijve shume. Ajo po tregon se ka shume femije qe dine me luajt futboll me çdo fanelle qe ato veshin. Dhe sa me shume femije te luajne dhe te marrin minuta, aq me mire eshte per ata femije te rriten sportivisht”- e perfundon rrefimin e tij trajneri i “Djelmnia shkodrane” U17 Valdano Nimani.
Maringlen ZHIVANI